Në kuadër të përpjekjeve për të mbështetur njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe për të fuqizuar organet e tyre vendimmarrëse përmes rritjes së kapaciteteve të këshilltarëve vendorë u zhvillua Trajnimi Përgatitor për Këshilltarët Bashkiakë Maliq në dt 06.10.2023 dhe dt 07.10.2023 .Qëllimi i trajnimit ishte njohja e pjesëmarrësve me legjislacionin themelor që rregullon veprimtarinë e vetëqeverisjes vendore në Shqipëri si dhe me njohuritë bazë që i nevojiten një këshilltari për ushtrimin e detyrës së tij , si i zgjedhur nga komuniteti për ti shërbyer atij.
Trajnimi ishte shumë i vlefshëm dhe po aq i rëndësishëm për këtë arsye Këshilli Bashkiak Maliq falenderon:
-Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore ( AMVV),në bashkëpunim me Shoqatën për Autonomi Vendore ( SHAV),
-Shkollën Shqiptare për Administratën Publike (ASPA),
-Shoqatën e Këshillave të Qarqeve ( SHKQKSH) dhe një falenderim
të veçantë për Bashki të Forta ( BtF2).








