Bashkia Maliq përsëri fituese në rehabilitimin e banesave për komunitetet në nevojë!

Është viti i 5-të radhazi që Bashkia Maliq zbaton këtë projekt kaq të rëndësishëm në përmirësimin e strehimit .                                                                                                                                            Një bashkëfinacim i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës, Inovacionit dhe Bashkisë Maliq në raport 80 me 20 % për 49 banesa të tjera .

Ky investim është një hap tjetët i madh e direkt drejt përmirësimit të jetesës për shumë familje në nevojë!

Bashkia Maliq pjesë e Panairit “Inspire, Educate, Innovate”

Bashkia Maliq ishte pjesë e Panairit “Inspire, Educate, Innovate” në të cilin morën pjesë institucionet e pushtetit vendor të Qarkut Korçë, si dhe biznese që operojnë në rajonin tonë. Bashkia Maliq gjithnjë ka qenë në gatishmëri për të informuar studentët për mundësitë, praktikat dhe shërbimet që ajo ofron.

 

Gjatë panairit studentët u njohën me veprimtarinë që zhvillojnë kryesisht institucionet e pushtetit vendor. Bashkia Maliq së bashku me studentët nxorri në pah mundësitë që ofrohen për praktikat profesionale, mbeshtetja për të rinjtë dhe mundësitë e shumta për ta.

 

Java Studentore do të finalizohet me organizimin e Konferencës Studentore Shkencore Multidisiplinore me temë: “Perspektiva Inovatore për Edukimin dhe Teknologjinë”.

Kryetari i Bashkise Maliq, Z. Gezim Topçiu u takua me Prefektin e Kosturit – Greqi z.Dimitris Savopoulos

Kryetari i Bashkise Maliq, Z. Gezim Topçiu u takua me Prefektin e Kosturit – Greqi z.Dimitris Savopoulos. Qellimi i takimit ishte rritja e bashkëpunimit midis dy institucioneve tona. Bujqësia , blegtoria dhe trashëgimia kulturore në fokus të takimit të parë .

 

Shumë shpejt, Prefekti Kosturit do te ndermarre nje vizitë në Bashkinë Maliq per te detajuar me tej mundesite e bashkepinimit. Nxitja e nderveprimit ne fushen e projekteve te per bashketa do te jete teme qendrore e ketyre kontakteve institucionale.