Sot në Pirg, aty ku ka nisur puna për “Rehabilitim kanali ujitës Petrushë-Pirg-Sovjan” 14 km gjatësi.

Mirëmëngjes nga Pirgu 📍
Sot ka nisur puna për “Rehabilitim kanali ujitës Petrushë-Pirg-Sovjan” 14 km gjatësi .
Një financim i Ministrisë të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural që do të përmirësojë ujitjen edhe në këtë zonë të Bashkisë Maliq me mjaft probleme .
Apel banorëve të lirojnë hapësirat e kanalit kryesor në të dy krahët për një realizim sa më të shpejtë të projektit !
Faleminderit!

Kalaja e Kakaçit

Përshëndetje nga Kalaja e Kakaçit !
Një Monument Kulture Kategoria e I-rë, shpallur me Vendim nr.6 datë 15.1.1963 dhe nr.1886 datë 10.6.1973 .
Bashkia Maliq ka 16 Monumente Kulture të Kategorisë I-rë ku duhet të vazhdojë gjurmim i mëtejshëm dhe kthimi i tyre në pika të vizitueshme jo vetëm historike por edhe si atraksione turistike.

Dy kënde lojërash për vogëlushët në Drithas e Pojan financim i Raiffeisen Bank

Dy kënde lojërash për vogëlushët në Drithas e Pojan financim i Raiffeisen Bank .
Shumë faleminderit për mbështetjen !

Në majën e Bodesë -Lozhan, forcat zjarrfikse të bashkisë, në përballje me një zjarr të përmasave të mëdha .

Në majën e Bodesë -Lozhan , në kufirin mes Maliqit dhe Korçës forca zjarrfikse të bashkive Maliq, Korçë, Pogradec, Devoll dhe Pustec janë bërë bashkë me forcat e ushtrisë, policisë së shtetit, shërbimit pyjor e njësive administrative Gorë e Moglicë në përballje me një zjarr të përmasave të mëdha .
Situata vazhdon të jetë ende problematike edhe pse ka një rënie të intesitetit të zjarrit .
Në terren kemi ndjekur situatën bashkë me Prefektin e Qarkut Korçë e drejtues të strukturave tona .
Faleminderit të gjithë për mbështetjen !